Spanjë, numri i të vdekurve nga koronavirusi tejkalon shifrën 1.000

Me 235 vdekjet e reja që janë shënuar në 24 orët e fundit në Spanjë numri i të vdekurve është rritur në 1.002 ndërsa në 19.980 numri i personave të infektuar nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Qendrës së Ministrisë së Shëndetësisë për koordinimin e paralajmërimeve dhe shërbimeve emergjente shëndetësore, Fernando Simon, në një konferencë për media lidhur me Covid-19 tha se me një rritje me 235 vdekje të reja, në krahasim me dje numri i të vdekurve është rritur në 1.002, ndërsa ka arritur në 19.980 numri i personave të infektuar me shtimin e 2.833 rasteve të reja.

Simon tha se nga të sëmurët e përcaktuar me Covid-19 nën kujdes intensiv janë 1.141 persona.

“Vdekja është një realitet tek të sëmurët në situatë serioze. Po përpiqemi të garantojmë mbijetesën në masën më të madhe. Në disa raste ne nuk mund ta garantojmë këtë. Aktualisht numri i të sëmurëve që trajtohen në spitale është 10.542”, tha Simon.

Sipas të dhënave, në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, i cili është rajoni më i prekur, numri i vdekjeve ka arritur në 590 ndërsa numri i personave të prekur në 7.165.

Për shkak të pamjaftueshmërisë së spitaleve në Madrid, dhomat e disa hoteleve të mëdha janë shdërruar në dhoma për të sëmurët dhe rastet e reja të Covid-19 kanë filluar të transferohen në këto vende.

Shtypi spanjoll ka shkruar se dy varreza të mëdha në Madrid kanë filluar të ofrojnë shërbim 24 orë dhe se personat që humbin jetën nga koronavirusi varrosen brenda 24 orëve.

Në Spanjë ku janë mbyllur kufijtë, janë angazhuar më shumë forca policore dhe ushtarake për të parandaluar daljen e njerëzve jashtë shtëpive gjatë fundjavës.

– Pas Covid-19 ka shqetësime për krizë ekonomike

Epidemia e Covid-19 ka shkaktuar krizë ekonomike një Spanjë, e cila tashmë ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme.

Përderisa shumë kompani kanë larguar punonjësit nga puna, sipas një anketimi të publikuar në gazetën “El Pais” thuhet se gjysma e spanjollëve kanë frikë se do të humbin vendin e punës.

Ndërkohë edhe Banka Qendrore e Spanjës ka bërë paralajmërimin se “ekonomia e vendit mund të përballet me një situatë të paparë më parë”.

Kreu i Bankës Qendrore, Pablo Hernandez bëri thirrje për “më shumë masa financiare”. “Një ndërhyrje më gjithëpërfshirëse dhe më e koordinuar e Bashkimit Evropian nuk është më një altenativë, por një domosdoshmëri”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button