Miss Universe, kosovarja renditet ndër të parat, fiton 20 vjeçarja nga SHBA (FOTO)
Culpo, e cila vinte nga Craston, në shtetin e Rhode Island, mori kurorës e më të bukurës së botës në Las Vegas duke mposhtur 88 pretendente. Ajo ia mori kurorën bukuroshes nga Angola, e cila ishte shpallur vjet Miss Universi.
Në vendin e dytë doli filipinsja, Janine Tugonon dhe e treta venezueliania, Irene Sofia Esser Quintero.
Miss Kosova, Diana Avdiu arriti të futet e 16-ta me radhë dhe fitoi Miss Fotogjenia dhe shumë mundësi tjera me këtë çmim (kontrata me Trump Models, etj).
Ndërkohë, nuk pati fat të mirë Miss Universe Albania, Adrola Dushi, e cila fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej./Portalb
Olivia Culpo, fituese e Miss Universe
Diana Avdiu, Miss Kosova
Diana Avdiu, Miss Kosova