“Katër të burgosur palestinezë në Izrael të infektuar me COVID-19”

Shoqata Palestineze e të Burgosurve ka njoftuar se katër të burgosur palestinezë kontraktuan koronavirusin e ri në një burg izraelit, shkruan Anadolu Agency, shkruan Portalb.mk.

Në një njoftim për media, organizata joqeveritare tha se Shërbimi i Burgut Izraelit informoi se të burgosurit u infektuan me virusin në burgun Megiddo, ku virusi u transmetua tek palestinezët nga një burgosur i cili u mor në pyetje nga një hetues izraelit në Qendrën e Hetimit Petah Tikva.

“Të burgosurit përballen me rrezikun e infektimit nga burgjet dhe hetuesit që paraqesin një kërcënim për jetën e tyre”, tha Shoqata Palestineze e të Burgosurve.

Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, të shtunën u kërkoi autoriteteve izraelite që menjëherë të lirojnë të burgosurit palestinezë që qëndrojnë në burgjet izraelite.

Shtayyeh pohoi se lirimi duhet të përfshijë fëmijët e burgosur dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Sipas autoriteteve palestineze, rreth 5 mijë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, aktualisht mbahen në institucionet e paraburgimit izraelit.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tani është përhapur në të paktën 164 vende dhe territore.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti John Hopkins në SHBA, nga mbi 219 mijë raste të konfirmuara, numri i vdekjeve aktualisht është rreth 9 mijë, ndërsa mbi 84 mijë janë shëruar.

COVID-19 nuk është fatale në të gjitha rastet dhe një shumicë e madhe e pacientëve shërohen plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button