Spanjë, u rrit në 767 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Në Spanjë është rritur në 767 numri i të vdekurve, ndërsa ka arritur në 17.147 numri i personave të infektuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Qendrës së Ministrisë së Shëndetësisë për koordinimin e paralajmërimeve dhe shërbimeve emergjente shëndetësore, Fernando Simon, tha se në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 169 persona, ndërsa janë përcaktuar 3.500 raste të reja.

Simon njoftoi se është rritur në 767 numri i të vdekurve, ndërsa ka arritur në 17.147 numri i personave të infektuar nga koronavirusi.

Kryeqyteti i Spanjës, Madridi, është rajoni më i prekur nga virusi ku kanë humbur jetën 498 njerëz dhe janë shënuar 6.777 raste. Ndërkohë theksohet se 939 të sëmurë në të gjithë vendin ndodhen në kujdesin intensiv.

– “Janë bërë temë debati pajisjet shëndetësore në doganë”

Në anën tjetër bëhet e ditur se në Madrid janë bërë temë debati shtëpitë e të moshuarve ku kanë humbur jetën mbi 50 të moshuar, dhe problemi për pajisjet shëndetësore.

Kryetarja e qeverisë autonome të Madridit, Isabel Diaz Ayuso, është shprehur se “Po përpiqemi të ofrojmë shërbim shëndetësor me mundësitë minimale që posedojmë. Në 48 orët e fundit nuk kanë ardhur maska ose doreza. Këto produkte që thuhet se kanë ardhur ndodhen në pritje në doganë”.

Më tej Ayuso, tha se kanë nevojë për 13 milionë maska, 7.000 kuti dorezash, 60 mijë syze mbrojtëse, 64 mijë veshje mjekësore që nuk përçon ujin, 254 mijë përparëse, 315 monitorë dhe 586 pajisje për frymëmarrje.

– Humb jetën për herë të parë një prej punonjësve të personelit shëndetësor

Njoftohet se sot një prej punonjësve nga personeli shëndetësor i infermierëve ka humbur jetën në moshën 52 vjeçare në rajonin Bask. Në këtë mënyrë nga COVID-19 në vend humb jetën për herë të parë një prej punonjësve të personelit shëndetësor.

Në anën tjetër edhe në Portugali, sipas të dhënave të njoftuara nga ministria e shëndetësisë, bëhet e ditur se tek të sëmurët me COVID-19 është shënuar një vdekje e re duke e rritur në 3 numrin e personave që kanë humbur jetën në vend. Gjithashtu rritje ka shënuar edhe numri i rasteve me 134 raste të reja, duke u rritur në gjithsej 785.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button