Princi i Monakos rezultoi pozitiv me koronavirus

Princi Albert i Monakos ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), ka njoftuar Pallati Mbretëror i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Princi Albert, kreu i shtetit, raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe në izolim shtëpiak.

Kryeministri i Monakos Serge Telle rezultoi pozitiv tri ditë më parë.

Që nga shpërthimi në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button