Nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund ta transmetojnë virusin korona te njerëzit

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara (FAO), konfirmoi se nuk ka prova për përzierje të kafshëve shtëpiake në shpërndarjen e virusit korona dhe nuk ka nevojë që të ndërmerren masa që mund ta rrezikojnë mirëqenien e kafshëve. Në vend asaj FAO i promovon praktikat e zakonshme higjienike për larjen e duarve para dhe pas kontaktit kafshët shtëpiake, përfshirë edhe kafshët e egra, njofton Portalb.mk.

“Hetimet për përzierje të kafshëve në shpërndarjen e virusit COVID 19 po vazhdojnë. Për momentin, rreziku më i madh për shpërndarjen e virusit është transmetimi prej njeriut në njeri. Prej këtu, OBSH është kompetent dhe burim primar i informatave në lidhje me aspektet shëndetësore njerëzore të shpërndarjes së virusit”, thuhet në kumtesën FAO.

FAO vazhdimisht i ndjek dhe ndan informatat për gjendjen me virusin korona në nivel global dhe i koordinon aktivitetet për parandalimin, gatishmërinë dhe zbulimin te kafshët në bashkëpunim OBSh dhe OIE, sipas parimit të qasjes së vetëm shëndetësor One Health.

Nga FAO ka theksuar se për momentin nuk ka prova se qentë luajnë rol në shpërndarjen e virusit korona. Megjithatë, njerëzit nuk duhet t’i përkëdhelin. Gjithashtu, njerëzit nuk duhet të konsumojnë apo përgatisin ushqim nga kafshët shtëpiake dhe të egra, të cilat janë të sëmura ose kanë ngordhur për arsye të panjohura.

Pastaj, FAO i këshillon mediat të mos shfrytëzojnë fotografi ose ikona të kafshëve në çfarëdo materiali komunikues ose porosi lidhur me virusin korona, në funksion të shmangies së interpretimit të gabuar të rolit të kafshëve në transmetimin e virusit korona te njerëzit.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e RMV-së, thonë se e ndalojnë punën e tregut të kafshëve dhe qendrave mbledhëse në vend, në drejtim të parandalimit të shpërndarjes së virusit korona. Mes tjerash, shoqatat e veterinarëve nuk duhet që të kryejnë aktivitete në fermat e kafshëve , në të cilat ka njerëz të cilët gjenden në vetëizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button