39 qytetarë të kthyer në Kosovë, të gjithë në karantinë

Autoritetet kanë kthyer të enjten në Kosovë 39 qytetarë, të cilët kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus. Një ditë më herët, ndërkaq, është kthyer ekipi kombëtar i boksit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit në Qeverinë e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha përmes një postimi në Facebook se të gjithë ata do të vendosen në karantinë 14-ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

“Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu, do të vazhdojë’, tha Abdixhiku, transmeton REL.

Kosova, tash për tash, ka 20 raste të konfirmuara me koronavirus.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Për të penguar përhapjen e koronavirusit, shumë vende në botë i kanë mbyllur kufijtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button