Francë, kompania Sanofi teston ilaç të mundshëm për të mposhtur COVID-19

Kompania farmaceutike franceze Sanofi të mërkurën njoftoi se është e gatshme t’u ofrojë autoriteteve franceze ilaçin antimalarik në luftën kundër koronavirusit të ri që ka marrë mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një testim të fundit klinik, ilaçi Plaquenil u testua te 24 pacientë, dhe pas gjashtë ditësh, virusi ishte zhdukur në tre të katërtat e tyre.

Testim u krye nga profesor Didier Raoult, drejtor i Institutit Universitar Mjekësor “Mediterranee Infection”, një institut kërkimi me qendër në Marsejë.

Sanofi tha se ata posedojnë disa milionë doza, të mjaftueshme për të trajtuar 300,000 njerëz të infektuar me COVID-19.

“Sanofi është e angazhuar për ta vënë në dispozicion trajtimin e tij në Francë”, tha zëdhënësi i kompanisë në një deklaratë për shtyp.

Instituti publikoi disa punime nëpër revistat e tyre mjekësore gjatë dy javëve të fundit në lidhje me efektivitetin e “Plaquenil”, një molekulë hidroksilklorine, e cila është përdorur dhe përdoret për dekada të tëra për të trajtuar sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga infeksioni dhe artritin reumatoid.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se duhet të bëhen testime mbi një numër më të madh të pacientëve për të verifikuar rezultatet.

“Kam shënuar rezultatet dhe kam dhënë autorizimin në mënyrë që të fillojë një testim më i madh nga ekipet e tjera sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Në një konferencë shtypi të hënën, zëdhënësja e qeverisë Sibeth Ndiaye tha se testimi tani do të “kryhej me një ekip të pavarur nga Profesor Raoult”.

Ajo pranoi se duhet të jepen rezultate të tjera për të konkluduar se Plaquenil mund të dëshmojë një trajtim efektiv.

Sipas shifrave të fundit nga Ministria Franceze e Shëndetësisë, 7,730 raste janë raportuar në të gjithë vendin dhe numri i të vdekurve është 175.

Në të gjithë botën, nga mbi 203.500 raste të konfirmuara, numri i vdekjeve tani tejkalon 8.100, ndërsa më shumë se 82.500 pacientë janë rikuperuar, sipas Worldometer, një faqe interneti statistikore që harton shifrat e përditësuara të rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button