Mbreti belg: Virusi do të na bëjë më të fortë

Në një hap të pazakontë, Mbreti Philippe i Belgjikës bëri një fjalim televiziv në këtë vend mbrëmjen e së hënës, duke u bërë thirrje të gjithë belgëve që të ndiqnin këshillat e qeverisë për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit.

“Vendi ynë po përballet me një krizë të paparë shëndetësore në një shkallë globale,” tha mbreti. “Qëndrimi ynë për këtë është thelbësor dhe mund të shpëtojë jetë.”

Ai gjithashtu falënderoi mjekët dhe infermierët për punën e tyre ndaj të prekurve, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Situata aktuale na kujton dobësinë tonë, por në të njëjtën kohë ajo na jep forcën tonë,” tha Mbreti Philip, duke shtuar se shpërthimi “do të na bëjë më të fortë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button