Spanjë mbi 9.000 raste me koronavirus të ri
Numri i rasteve me koronavirusi të ri (COVID-19) në Spanjë ka tejkaluar shifrën 9.000, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Spanjës, njoftoi se për shkak të virusit COVID-19 në vend kanë humbur jetën 309 persona, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 9.191
Ndërkohë, edhe testi i presidentit të Qeverisë së Administratës Autonome të Katalonjës, Quim Torra, ka rezultuar pozitiv.
Zgjedhjet e parakohshme lokale që planifikoheshin të mbahen më 5 prill në rajonet autonome të Spanjës, Baskia dhe Galicia, janë prolonguar.