OBSH rekomandon: Çka të bëhet për kujdes shtëpiak të pacientëve me infeksion të dyshuar të koronavirusit?

Ky është udhëzimi i Organizatës Botërore të Shëndetit për trajtimin në shtëpi të pacientëve me infeksion të dyshuar të sëmundjes COVID-19 që kanë simptoma të lehta dhe për zbatimin e masave të kujdesit shëndetësor për personat asimptomatikë që kanë qenë në kontakt me rastet e dyshuara, shkruan Panacea.mk.

Kujdesi në shtëpi për pacientët me infeksion të dyshuar të koronavirusit që kanë simptoma të lehta

Duke pasur parasysh njohuritë e kufizuara aktuale të sëmundjes së shkaktuara nga infeksioni i ri koronavirus dhe mënyra e transmetimit të infeksionit, OBSH rekomandon që rastet e dyshimta të izolohen dhe monitorohen në spital. Kjo do të sigurojë kujdes shëndetësor të sigurt dhe cilësor (në rast se simptomat përkeqësohen) si dhe siguri të shëndetit publik. Sidoqoftë, për disa arsye të mundshme, përfshirë situatat kur shtrimi në spital nuk është i disponueshëm ose i pasigurt (p.sh. kapaciteti dhe burimet e kufizuara që nuk mund të plotësojnë kërkesën për shërbime shëndetësore), ose në rast të refuzimit të spitalit, mund të ndërmerren procedura alternative për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

.

Nëse ka një arsye të tillë, pacientët me simptoma të lehta që nuk kanë sëmundje kronike ekzistuese, të tilla si sëmundjet e mushkërive apo zemrës, dështimi i veshkave apo gjendjet imunokompromitive mund t’u kushtohet kujdes në ambientet e shtëpisë.

I njëjti parim i kujdesit vlen edhe për pacientët simptomatikë që nuk kanë më nevojë për shtrim në spital. Ky vendim kërkon vlerësim të kujdesshëm klinik dhe duhet të kryhet përmes vlerësimit të sigurisë mjedisore të pacientit.

Personeli shëndetësor duhet të përfshihet në mbikëqyrjen shëndetësore duke monitoruar zhvillimin e simptomave përmes thirjeve telefonike, si dhe nëse është e mundur, përmes vizitave të rregullta personale (p.sh. çdo ditë), duke kryer teste specifike diagnostikuese (nëse është e nevojshme). Për më tepër, pacientët dhe anëtarët e familjes duhet të edukohen mbi masat e praktikës së higjienës personale, zbatimin e masave themelore të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, se si të kujdesen për anëtarin e familjes me infeksion të dyshuar sa më e sigurt që të jetë e mundur dhe të parandalojnë përhapjen e infeksionit te anëtarët e tjerë të familjes.

Ata duhet t’u përmbahen rekomandimeve të mëposhtme:

  • Vendoseni pacientin në një dhomë të ajrosur mirë
  • Kufizoni numrin e personave përgjegjës për kujdesin ndaj pacientit (preferohet ai që është me shëndet të mirë). Asnjë vizitor.
  • Anëtarët e familjes duhet të qëndrojnë në një dhomë tjetër ose nëse kjo nuk është e mundur, të mbajnë distancë prej të paktën 1m nga personi i prekur (p.sh. duke fjetur në një shtrat të veçantë).

(Përjashtim mund të konsiderohet nëna që ushqen foshnjën me gji. Duke pasur parasysh përfitimin e gjidhënies dhe rolin e parëndësishëm të qumështit të gjirit në transmetimin e viruseve respiratore, nëna mund të vazhdojë me gjidhënien. Nëna duhet të mbajë maskë mjekësore kur është afër foshnjës dhe praktikoni higjenën e duarve para kontaktit të ngushtë me foshnjën. Gjithashtu do të duhet të aplikoni masat e tjera higjenike të përshkruara në këtë udhëzim).

  • Kufizoni lëvizjen e pacientit dhe minimizoni hapësirën e përbashkët. Siguroni ventilim të mirë (p.sh. mbani dritaret e hapura) në hapësira të përbashkëta (p.sh. kuzhinë, banjë).
  • Kujdestari duhet të mbajë maskë mjekësore në fytyrë kur është në të njëjtën dhomë me pacientin. Maska nuk duhet të preket gjatë përdorimit. Nëse maskë laget ose njolloset me sekrecion, ajo duhet të zëvendësohet menjëherë me një të re. Hiqeni maskën pas përdorimit dhe lani duart siç duhet.
  • Lani duart pas çdo kontakti me personin e sëmurë ose pas kontaktit me objektet në rrethinën e tyre të afërt. Gjithashtu, lani duart para dhe pas përgatitjes së ushqimit, para se të hani, pasi të përdorni tualetin. Nëse duart nuk janë dukshëm të ndotura, dezinfektuesi me bazë alkooli mund të përdoret për të fshirë duart. Lani duart me sapun dhe ujë kur duart janë dukshëm të njollosura.
  • Kur përdorni sapun dhe ujë, këshillohet të përdorni letër për tharjen e duarve. Nëse nuk janë të disponueshme, përdorni peshqir të cilët duhet të zëvendësohen kur janë të lagur.
  • Higjienën respiratore duhet ta praktikojnë të gjithë, veçanërisht të sëmurët në çdo kohë. Higjiena respiratore i referohet mbulimit të gojës dhe hundës gjatë kollitjes ose teshtitjes duke përdorur maska mjekësore, maska pëlhure, ndjekur nga larja e duarve.
  • Hiqni materialet e përdorura për të mbuluar gojën ose hundën ose pastroni siç duhet pas përdorimit (p.sh. larja e facoletave duke përdorur sapun ose detergjent dhe ujë).
  • Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëngjet e trupit, veçanërisht sekrecionet orale ose respiratore dhe jashtëqitjet. Vishni doreza kur kujdeseni për personin e prekur dhe gjatë nevojës për të kryer proceset fiziologjike, urinë. Lani duart para dhe pasi të keni hequr dorezat.
  • Dorezat, maskat dhe mbeturinat duhet të ruhen në një enë të veçantë në dhomën e pacientit përpara se të depozitohen me mbeturina të tjera shtëpiake.
  • Shmangni ekspozimin ndaj objekteve të kontaminuara në afërsi të personit të prekur
    (p.sh. shmangni ndarjen e furçave të dhëmbëve, cigareve, takëmeve, enëve, pijeve, peshqirëve apo çarçafëve).
.

Takëmet dhe enët për ushqim duhet të pastrohen me sapun ose detergjent dhe ujë pas përdorimit dhe mund të ripërdoren në vend që të hidhen.

  • Pastroni dhe dezinfektoni shpesh sipërfaqet që preken shepsh, të tilla si tavolina, çarçafët dhe mobiljet tjera në dhomën e pacientit me dezinfektues të zakonshëm që përmban zbardhues.
  • Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet e banjës dhe tualetit të paktën një herë në ditë me dezinfektues të rregullt që përmban zbardhues.
  • Lani rrobat, çarçafët, peshqirët e personit të infektuar në lavatriçe në temperaturë 60-90 ° C me detergjent dhe thajini plotësisht. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të lëkurës dhe veshjeve me materiale të kontaminuara dhe shkundjen e rrobave dhe çarçafëve të personit të prekur.
  • Personat me simptoma duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa të shërohen pas ekzaminimeve klinike dhe gjetjeve laboratorike (dy teste negative RT-PCR të kryera në distancë kohore prej të paktën 24 orë).
  • Të gjithë anëtarët e familjes duhet të konsiderohen kontakte dhe shëndeti i tyre duhet të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button