Të infektuarit me koronavirus në Kosovë, në gjendje stabile

Gjatë ditës së hënë, në Kosovë janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 13 numrin e personave të infektuar.

Infektologu Valbon Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë, se gjendja shëndetësore të prekurve është stabile.

Sipas tij, vetëm një person i prekur me koronavirusin e ri, i moshës 77-vjeçare, kohë pas kohe ka nevojë për oksigjen, transmeton REL.

“Edhe përkundër asaj se një i prekur me COVID-19 ka nevojë për oksigjen, gjendja shëndetësore është aktualisht stabile. Edhe dymbëdhjetë të tjerë të prekur me koronavirusin e ri, janë në gjendje të mirë shëndetësore, duke u trajtuar në Klinikën Infektive”, tha Krasniqi.

Pas përhapjes së koronavirusit të ri, më 13 mars, Qeveria e Kosovës vendosi në izolim Komunë e Vitisë dhe Klinës. Ndërkaq, më 15 mars, në karantinë u fut edhe Komuna e Malishevës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button