Pesë raste të reja me virusin korona në Serbi

Në Serbi mbrëmë nuk ka pasur raste të reja të të infektuarve me KOVID-19, por deri mbrëmë në ora 20 janë regjistruar gjithsej 46 raste të konfirmuara të infektimit me koronavirus.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, prej pesë të sapoinfektuarve, tre janë në izolim shtëpiak, me fotografi më të lehtë klinike, ndërsa dy persona janë mbajtur në spital, pa komplikime dhe në gjendje stabile.

Lonçar tha se në Klinikën për sëmundje infektive në Beograd ka 12 pacientë, dhe se të gjithë janë në gjendje stabile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button