Kroaci, u konfirmuan shtatë raste të reja me koronavirus

Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë raportoi se janë konfirmuar shtatë persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) rishtazi në Kroaci, gjë që e rrit në 46 numirin e të prekurve deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, njoftoi se 46 pacientë kanë rezultuar pozitivë në Kroaci, shtatë raste të reja, pesë prej të cilëve janë në Osijek.

“Bëhet fjalë për një përhapje familjare në dy familje nga kontaktet e mëparëshme pozitive”, tha Berosh.

Aktualisht në Kroaci janë duke u trestuar 724 mostra, kurse në përpunim janë 38.

Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljevic”, Alemka Markotiç, tha se pacientët e rinj me koronavirus gjithashtu nuk kanë sëmundje serioze.

Markotiç tha se është shumë e rëndësishme që të gjithë personat të cilëve u është caktuar masa e vetëizolimit, në të shumtën e rasteve të atyre që ishin në kontakt të ngushtë, t’u përmbahen në mënyrë rigoroze masave, pavarësisht nëse kanë simptoma apo jo, sepse, siç deklaroi ajo, një pjesë e konsiderueshme e bartësve të virusit nuk zhvillon asnjë ose pothuajse asnjë simptomë.

Bazat e këtyre persona që janë në izolim janë në monitorim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kështu që nëse një person shkel masën e vetëizolimit, ndaj personit ngritet procedurë penale, kurse gjobat arrijnë deri 1.060 euro.

Qeveria kroate në një seancë telefonike dje kufizoi çmimet e vezëve, miellit, qumështit dhe ushqimeve të tjera thelbësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button