Itali, numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 1.016

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri COVID-19 në Itali është rritur në 1.016, pas vdekjes së edhe 189 personave sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shak të epidemisë COVID-19 që shpërtheu me 21 shkurt në vend, bilanci i viktimave vazhdon të rritet.

Shefi i mbrojtjes civile Angelo Borelli në një konferencë për shtyp në Romë informoi për situatën e fundit për rastet e Covid-19 në të gjithë vendin ku ai tha se numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit është rritur në 12.839, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve, përfshirë vdekjet dhe shërimet, arriti në 15.113.

Borrelli tha se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 189 vdekje, duke e rritur numrin në gjithsej 1.016 të vdekur. Që nga 21 shkurti ku filloi situata emergjente në vend e deri më tani, 98 përqind e vdekjeve janë mbi moshën 68 vjeç deklaroi ai duke shtuar se nën kujdesin intensiv ndodhen 1.153 persona.

Pasi vuri në dukje se shifrës 1.045 që njoftoi dje për personat e shëruar i janë shtuar edhe 213 persona të tjerë, Borrelli informoi më tej se kjo shifër është rritur në 1.258 njerëz.

– Grevë në fabrikat në veri të vendit

Kryeministri Giuseppe Conte me qëllimin për të mos ndërprerë prodhimin, dje nënshkroi një dekret në formën e ligjit për vazhdimin e punimit të fabrikave në disa rajone në veri të vendit pas marrjes së masave të nevojshme.

Ky vendim është protestuar gjatë gjithë ditës duke hyrë në greva nga punonjësit e metaleve të cilëve i duhet të punojnë dhe të cilët nuk përfshihen në kriteret e përcaktuara në dekretin kryeministror.

Ndërkohë edhe indeksi i Bursës së Milanos FTSE MIB 20 pësoi një rënie historike duke e mbyllur ditën me një humbje të vlerës prej 16.92 përqind për shkak të kufizimit që SHBA-ja vendosi për udhëtimet nga Evropa me qëllimin për parandalimin e Covid-19, si dhe për shkak të reagimit të Bankës Qendrore Evropiane për mos uljen e normave të interesit.

– Italianët komunikojnë nëpërmjet mediave sociale

Fushata “Unë qëndroj në shtëpi” e filluar në fillim të javës nëpërmjet medias sociale në Itali dhe e cila mori mbështetjen e qeverisë me nënshkrimin e një dekreti nga kryeministri Conte nuk është më një rekomandim, ajo tashmë ka marrë formën e një përgjegjësie.

Ministria e Brendshme njoftoi se ka shpërndarë një kit udhëzues të përbërë nga 12 pyetje-përgjigje ku orienton popullin se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë jo.

Në vend forcat e rendit kanë filluar të kërkojnë kartë identiteti dhe dokument leje për personat që ndodhen jashtë pas orës 18.00. Në këtë kaudër sipas të dhënave të ministrisë njoftohet se janë kryer veprime ndaj 2.162 personave.

Italianët të cilët janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre e kanë gjetur zgjidhjen që të bisedojnë me video ose të bëjnë mësim nëpërmjet aplikacioneve të medias sociale. Theksohet se shumë persona kryejnë telefonata me video me njëri tjetrin.

Ndërsa edhe shumë biznese kontaktojnë me video-telekonferenca me punonjësit e tyre nëpër shtëpi, dhe po ashtu edhe profesorët nëpër universitete japin mësimet e tyre përmes telekonferencave.

Me dekretin e firmosur dje nga kryeministri Conte, u vendos që të ndalen të gjitha aktivitetet tregëtare, veçanërisht në restorante, kafene, bare duke përjashtuar vendet ku plotësohen nevojat themelore siç janë marketet, farmacitë dhe bufetë. Lidhur me këtë forcat e rendit forcuan kontrollet e tyre nëpër rrugë.

Rikujtohet se Conte ditën e hënë nëshkroi edhe një dekret që kufizon lëvizjen e lirë dhe hyrje-daljet në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button