NBA pezulloi sezonin pasi një lojtar u diagnostifikua me Covid-19

Asociacioni Nacional i Basketbollit (NBA) në SHBA të mërkurën njoftoi se pezullon pjesën e mbetur të sezonit pasi një lojtar i Utah Jazz rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky vendim u mor pas një vonese në ndeshjen e Jazz-it kundër Oklahoma City Thunder në Chesapeake Energy Arena.

NBA në një njoftim tha se rezultatet e testit të lojtarit arritën “menjëherë para fillimit” të ndeshjes.

“Në atë kohë, ndeshja u anulua”, bëri të ditur Liga. “Lojtari i prekur nuk ishte në arenë”.

Nuk u përmend emri i lojtarit, identiteti i të cilit mbetet i panjohur.

“Pezullimi hyn në fuqi deri në një njoftim tjetër”, tha NBA.

“NBA do të përdorë këtë ndërprerje për të përcaktuar hapat e ardhshëm për të ecur përpara në lidhje me pandeminë e koronavirusit”, thuhet më tej.

Koronavirusi u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan, Kinë, por që nga atëherë është përhapur në më shumë se 110 vende të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button