Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 3.161

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën në Kinë nga përhapja e koronavirusit të ri është rritur në 3.161, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga komisioni gjithashtu kanë njoftuar se 22 persona humbën jetën në Kinë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa u regjistruan 24 raste të reja.

Aktualisht ka 80.778 raste të regjistruara në Kinë, me 4.492 në gjendje të rëndë, përderisa 14.607 persona janë në spitale për vëzhgim.

Ndërkohë, është rritur në 26 numri i të vdekurve nga shembja e një hoteli që përdorej për të vendosur në karantinë të infektuarit me koronavirus në provincën Fujian.

Autoritetet lokale njoftuan se edhe tre persona janë akoma të bllokuar nën rrënoja.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si Covid-19, u zbulua për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan, Kinë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që atëherë, virusi është përhapur në 110 vende ndërsa OBSH-ja ka shpallur shpërthimin e urgjencës ndërkombëtare shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button