Kroaci, u konfirmua rasti i 12-të me koronavirus

Klinika për sëmundje infektive “Dr. Fran Mihaljeviç” në Zagreb, të shtunën konfirmoi edhe një rast të një personi të prekur nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 12 numrin e rasteve të të infektuarve me virusin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rasti i fundit ka qenë kontakt i ngushtë i një pacienti tjetër me COVID-19 në Varazhdin, theksoi në një deklaratë të jashtëzakonshme Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë.

I zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi ka marrë jetën e rreth 3.500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar 100 mijë vetë.

OBSH, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button