Afganistan, në sulmet e talebanëve u vranë 7 civilë

Në një sulm të militantëve talebanë në provincën Herat të Afganistanit perëndimor u vranë shtatë civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Jeylani Farhad, zëdhënësi i provincës Herata, njoftoi se sulmi është kryer në fshatin Hoja Nur. Ai theksoi se shtatë civilë u vranë në sulm, përfshirë disa fëmijë, ndërsa 17 civilë u plagosën.

Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me sulmin.

Sulmi ndodhi përkundër një marrëveshjeje paqeje të arritur në fund të shkurtit.

Marrëveshja historike e “Paqes në Afganistan” në Doha u nënshkrua në 29 shkurt nga i dërguari amerikan Zalmay Halilzad dhe një nga themeluesit e lëvizjes talebane, Mullah Abdul Ghani Baradar.

Marrëveshja parashikon fillimin e procesit të paqes në Afganistan, i cili duhet t’i japë fund konfliktit 19-vjeçar dhe luftës më të gjatë në të cilën ka marrë pjesë SHBA.

Në të njëjtën kohë, delegacionet amerikane dhe qeveria afgane nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku thuhej se SHBA do të fillonte tërheqjen e forcave të saj nga Afganistani dhe zvogëlimin e numrit të trupave në atë vend nga afro 13.000 në 8.600 brenda 135 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button