OKB: Mbi 290 milionë nxënës mungojnë në mësime për shkak të koronavirusit

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se mbi 290 milionë nxënës në 13 vende janë të prekur nga mbyllja e shkollave për të parandaluar shpërthimin e koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përderisa mbylljet e përkohshme të shkollave si rezultat i krizave shëndetësore dhe krizave të tjera fatkeqësisht nuk janë të reja, shkalla globale dhe shpejtësia e ndërprerjes mësimore aktuale është e pashembullt, si dhe nëse zgjatet mund të kërcënojë të drejtën e arsimit”, tha Audrey Azoulay, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të OKB-së.

Numri i vendeve të prekura nga koronavirusi është rritur në 76, me Argjentinën, Kilin, Poloninë dhe Ukrainën që sapo raportuan rastet e tyre të para të virusit.

Ndërkohë, në një paraqitje të rrallë të empatisë midis dy rivalëve të dy Koreve, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, sot dërgoi një leër “ngushëllimi” për Korenë e Jugut, vendi i dytë i goditur më së shumti nga koronavirusi pas Kinës.

Qendrat koreane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thanë se deri në mbrëmjen e kaluar janë konfirmuar 438 raste të reja të koronavirusit, të njohur zyrtarisht si Covid-19.

Qendra koreane tha se 60 për qind e rasteve janë të lidhura me të sektit fetar të vendit Shincheonji në qytetin Daegu, i cili është qytet i katërt më i madh i Koresë së Jugut.

Deri më tani, 96 vende kanë vendosur kufizime të udhëtimit në Korenë e Jugut.

Shumë raste të koronavirusit po ashtu u raportuan në Japoni, Zelandë e Re dhe Indi.

Mediat lokale raportojnë se Zelanda e re sot konfirmoi edhe rastin e parë të transmetimit nga njeriu në njeri.

Ndërkohë, Hong Kong konfirmoi rastin e parë të transmetimit nga njeriu te kafshët kur një qen shtëpiak u testua pozitiv me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button