Vuçiq: Ata njohjen, e ne asgjë – s’ka kurrgjë nga kjo
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka asgjë nga ajo që vendi i tij ta njohë Kosovën dhe të mos marrin asgjë.
I pyetur nga një gazetar në Novi Sad se si Serbia do t’i përgjigjet siç raportojnë mediat serbe “ultimatumit të Prishtinës”, Vuçiç pyeti:
“Çfarë ultimatumi? Që ne duhet t’i pranojmë ata dhe të mos marrim asgjë? Nuk ka asgjë nga kjo”.
“Lërini ata të bëjnë punën e tyre, ne tonën, në mënyrë që të shohim se kush është më i suksesshëm”, tha Vuçiq duke shtuar se është e rëndësishme të ruhet paqja dhe stabiliteti, transmeton Klan Kosova.