Pendarovski: Treguam se edhe në Ballkan mund të zhvillohet politikë evropiane

Te të gjithë liderët politik të Ballkanit, pa përjashtim ekziston bindja se pas vendimeve të vështira që i kemi sjell gjatë tre viteve të kaluara, Maqedonia e Veriut ndërton politika të reja ndaj fqinjëve dhe shpejtë po integrohet në strukturat euroatlantike, ka thënë në intervistën për “Slloboden Peçat”, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Treguam, shton presidenti, se si në rajon të akoma Ballkanit problematik, politika mund të zhvillohet në mënyrë ndryshe, me sjellje të shtetit evropian e cila sot gjeneron stabilitet.

Në pyetjen nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë kohë e humbur e pakthyeshme reformuese, Pendarovski ka thënë se zgjedhjet janë rezultat i marrëveshjes së liderëve të partive më të mëdha parlamentare që erdhi në një periudhë specifike, pas mos-vendimit për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në në tetor të vitit të kaluar, transmeton MIA.

“Edhe pse vendi i ka përmbushur parakushtet për fillim të negociatave, Këshilli i BE-së ka vendosur të kthehet në çështjen e zgjerimit në pranverë, ndërsa refleksioni negativ i asaj situate, së pari ne e ndjemë. Fakti se liderët e partive politike janë pajtuar për zgjedhje të parakohshme është shembull për praktikimin e demokracisë së pjekur. Nuk mendoj se janë kohë e humbur, por në momentin e krijuar, zgjedhjet janë mundësi për rinovim të kontrollit të legjitimitetit politik të partive në kontekstin e ri politik”, ka thënë Pendarovski.

I pyetur nëse duhet të hiqet e ashtuquajtura Qeveria e Përzhinës, Pendarovski është përgjigjur se Qeveria e Përzhinës është imponuar si nevojë politike në kontekstin specifik politik të kohës në të cilën është formuar.

“Objektivisht në kohën e krizës politike në vitin 2016, qeveri teknike ose kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve ka qenë e nevojshme. Kur niveli i mosbesimit mes partive do të jetë më i vogël se sot dhe kur do të kemi nivel tjetër të kulturës politike me siguri do të parashtrohet pyetja për nevojën e zbatimit të mëtejmë të këtij modeli. Por, fakt është se për çfarëdo ndryshimesh në atë drejtim do të nevojitet konsensus i gjerë politik”, ka thënë Pendarovski për “Slloboden Peçat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button