Virusi korona dhe jeta si „në rrethim“ në qytezat italiane

Italia në luftë me virusin korona: dhjetra komuna janë izoluar dhe qarkullimi i trenave është ndërprerë.

Casalpusterlengo – një qytet i vogël në Lombardi me 15. 000 banorë. Askush  nuk lejohet më të hyjë apo të dalë nga kjo qytezë. Me këtë mënyrë synohet të kufizohet përhapja e mëtejshme e virusit korona, shkruan DW.

Në dyqanet e vogla nuk lejohen më të hyjnë brenda më shumë se katër klientë njëherësh. Ndërsa farmacia është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm në qytezën e kthyer në fantazmë. Këtu u konstatuan rastet e para me virusin korona. E papritur banorët u përballën me njoftimin: arrest shtëpie, pra karantinë. Njerëzve iu desh kësisoj të aranzhohen me këtë situatë të jashtëzakonshme. Një banor thotë i shpenguar, se „s’kemi çfarë bëjmë, tani jemi ambjentuar me gjendjen e jashtëzakonshme dhe vetëm shpresojmë, që së shpejti supermerkatot të jenë sërish plot me mallra, ky është shqetësimi ynë i vetëm, ndryshe nuk kemi probleme.”

Shumica e infeksioneve deri më tani  janë njoftuar në veri të Italisë. Ndaj qeveria ndërmorri masa të forta: qytete të tëra u rrethuan, duke u shpallur zona të rrezikut. Zona të ndaluara, ku zhvillohen kontrolle të rrepta.

Fashion Week në Milano ditët e fundit u zhvillua në kushte të vështira. Ndërkohë që kjo është sfilatë shumë e rëndësishme për këtë degë të industrisë tekstile. Ekonomia italiane është dobësuar e kësaj i shtohet tani edhe virusi, ankohet Longo. „Dega e tekstilit ka pësuar një goditje, në një fazë mjaft delikate, për më tepër tani pas krizës ekonomike. Kjo edhe për shkak të gjendjes në Kinë që po përballet prej dy muajsh me këtë problem. Kina mbulon 30-36% të konsumit.

Longo megjithatë ka fat në fatkeqësi: Ai e ka furnizuar ndërkohë 97% përqind të prodhimit të rij. Ai as që do ta imagjinojë se çfarë mund të ndodhte nëse virusi do ta kishte paralizuar dy muaj më parë Italinë e veriut. Ndërkohë mund të vijnë vetëm 15 përqind e punonjësve të tij në firmë. Pjesa tjetër e personelit banojnë në zona e kuqe, pra në zonat ku ndalohet qarkullimi.

I gjithë personeli shpreson që së shpejti të rivendoset qetësia. Pasi mungonte klientela në Fashion Week në Milano, ndoshta do të duhej që sfilatat e ardhëshme në Paris të ndihmojnë sado pak degën italiane të tekstileve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button