Kinë, numri i vdekjeve nga koronavirusi rritet në 2,945

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë sot është rritur në 2,945, bëri të ditur Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë së këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni tha se 31 persona tjerë vdiqën në 24 orët e fundit ndërsa 125 raste të reja u zbuluan nga autoritetet, me numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara që tani tejkalojnë 80,000.

Të gjitha vdekjet e fundit ndodhën në epiqendrën e shpërthimit, provincën Hubei.

Së paku 40,651 persona aktualisht janë nën kujdesin mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar arrin në 47.204.

Jashtë Kinës, ka 100 raste të regjistruara në Hong Kong.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 30 vende të tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button