Mustafa iu kundërpërgjigj Ramës: S’dua ta cilësoj si e meriton – s’kam biseduar me të për Mini-Shengenin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama duke deklaruar se ky i fundit në një intervistë televizive e ka cilësuar ‘politikan tinëzak’.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk dëshiron t’i japë Ramës epitetet që meriton, sepse është kryeministri i Shqipërisë.

Ai ka sqaruar se gjatë kohës sa ishte kryeministër nuk ka biseduar as me kryeministrin shqiptar dhe as me të tjerët për idenë e të ashtuquajturit Mini-Shengen.

Postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Kryeministri Rama në T7 më cilesoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë.

Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër.

Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.

Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button