Një zyrtar iranian ka vdekur nga koronavirusi

Një anëtar i Këshillit të Dobisë së Iranit ndërroi jetë të hënën nga koronavirusi, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mohammad Mirmohammadi, 76 vjeç, humbi jetën nga virusi në një spital në kryeqytetin Teheran, sipas IRNA.

Mirmohammadi ishte një ish-anëtar i parlamentit nga provinca Qom. Në vitin 2018, ai u emërua anëtar i Këshillit të Dobisë së vendit, i cili këshillon kryetarin Suprem, Ali Khamenei.

Të dielën, Irani njoftoi se numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 54 me gjithsej 978 raste të konfirmuara.

Numri global i vdekjeve nga koronavirus ka arritur në 2.900, me më shumë se 88,000 të infektuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila tashmë ka shpallur emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, ka përditësuar nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button