Egjipti njohu Kosovën

Republika Arabe e Egjiptit e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Vendimi i është kumtuar në mëngjesin e sotëm ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ia ka konfirmuar portalit Koha.net se vendimin ia kanë bërë të ditur nëpërmjet telefonit zëvendëspresidenti egjiptian, por dhe zëvendësministri i këtij shteti.

Egjipti është një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe vendi me më ndikim në këtë pjesë.

Paralajmërimin për njohjen e pati dhënë në ditën e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës edhe e dërguara e posaçme e presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, dhe njëherësh zëvendëspresidente e Egjiptit, Pakinam Al Sharkaui. Ajo pati marrë pjesë në ceremonitë shtetërore të shënimit të përvjetorit të pavarësisë, transmeton Indeksonline.

Lajme të ngjashme

Back to top button