Në shtëpi, me çaj në duar, serish ftohtë dhe shi!

Edhe pse ndoshta duket por ju informojme se sot në vend do të bjerë shi. Do të ketë dhe erë, thonë parashikuesit e motit. Por borë ende nuk do të ketë. Atë mund ta shohim vetëm nëpër malet e larta mbi 1.700 metra. Megjithatë, vishuni mirë sepse temperatura do të jetë nga 6 deri më 15 gradë Celsius.

Edhe kryeqyteti , Shkupi nuk do të kursehet nga shiu, sipas parashikimeve, temperatura maksimale do të arrijë deri më 12 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të jetë ende me ftohtë ndërsa vetëm të martën mund ti gëzohemi diellit.

Pas ditëve tropikale verore është e rendit të kemi ato të acarta dimërore. Nëse nuk keni ndonjë punë si ne gazetarët, pushoni në shtëpi është e diel dhe po, mos harroni, çajin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button