(VIDEO) Protesta të dhunshme në Slloveni, 15 të lënduar, 30 të arrestuar

Mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin e Sllovenisë, Ljubljana, të premten në mbrëmje për të shprehur pakënaqësinë kundër shkurtimeve buxhetore të qeverisë, pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale.

Demonstrata filloi në mënyrë paqësore. Shumë protestues mbanin parulla, ku bënin thirrje që kryeministri Janez Jansa dhe kabineti i tij të jepnin dorëheqjen. Situata u acarua dhe pati përleshje kur një grup deshi të hynte me forcë në Parlament. Të paktën 15 persona u lënduan dhe 30 të tjerë u arrestuan.

Kjo përleshje e dhunshme ndodhi dy ditë përpara se Sllovenia të zhvillojë zgjedhjet presidenciale. Dy pretendentët janë presidenti aktual Danilo Turk dhe ish-kryeministri Borut Pahor, i cili pritet të fitojë zgjedhjet e së dielës. Sipas një sondazhi, Pahor ka 55% të votave deri tani. Sllovenia është duke kaluar një recesion të rëndë dhe ka implementuar shkurtime buxhetore për të shmangur ndihmë financiare ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button