Rouhani: Koronavirusi arriti si një mysafir i paftuar, nuk ka vend për frikë

Bilanci i të vdekurve si pasojë e infektimit nga koronavirusi në Iran është rritur në 16 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve shëndetësorë, mediat iraniane lajmërojnë se dy persona të infektuar kanë vdekur në qytetin Saveh dhe se bëhet fjalë për dy pacientë të moshës prej 82 dhe 87 vjeç.

Edhe një person i infektuar ka vdekur në rajonin Alborz në të cilin koronavirusi është konfirmuar tek edhe dy pacientë.

Bilanci i personave të vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi në Iran në këtë mënyrë është rritur në 16 persona. Me virusin e rrezikshëm në Iran janë infektuar më shumë se 60 persona.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi se koronavirusi në Iran ka arritur si mysafir i paftuar.

Ai në ceremoninë e hapjes së një autostrade e cila lidh Teheranin me pjesën veriore të vendit tha se nuk ka vend për panik dhe frikë, por se njerëzit duhet t’u përmbahen udhëzimeve që i jep Ministria e Shëndetësisë.

“Korona nuk është i rrezikshëm nga influence B virusi që kemi mbijetuar, ndërsa do të mbijetojmë edhe koronën. Koronavirusi erdhi si një mysafir i paftuar dhe është përhapur në shumë vende”, tha Rouhani.

Ai po ashtu tha se ka njohuri se në tregun e zi shiten mjete higjienike dhe maska që përdoren si mjete parandaluese. Rouhani tha se askush nuk guxon të abuzojë me krizën për shkak të përfitimit personal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button