Shkup, është arrestuar një polic pasi ka marrë 100 euro ryshfet që të mos shkruajë gjobë

Një polic nga Shkupi ka kërkuar 100 euro që të mos shkruajë gjobë për shkelje në trafik, por është arrestuar pasi që qytetari e ka paraqitur në polici, njofton Portalb.mk.

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se është privuar nga liria zyrtari policor B.Xh., dhe te ai janë gjetur 6.000 denarë të cilat kanë qenë të përpunuara në krim teknikë.

“Një zyrtar policor me qëllim që të mos ndërmarrë veprime zyrtare në kuptimin e përgatitjes së urdhrit të pagesës për shkelje në trafik ka kërkuar dhe pranuar ryshfet. Nga ana e zyrtarëve policor është arrestuar në vendin ku paraprakisht është marrë vesh që t’i jepet ryshfeti. MPB në koordinim me Prokurorinë Publike ka marrë masa për veprim të mëtutjeshëm”, shkruan Çulev.

Ai i ka ftuar të punësuarit në MPB që t’i respektojnë ligjet, ndërkaq qytetarët i ka inkurajuar që të paraqesin çdo shkelje të ligjeve nga ana e zyrtarëve policorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button