Prezervativë falas për Shkupjanët

Sot, përmes vullnetarëve të Kryqit të Kuq, Ministria e Shëndetësisë do të shpërndajë gjysmë milion prezervativ falas, me të cilët do të shënohet dita botërore kundër sëmundjes SIDA, virusit HIV. Disa prej tyre do të ndahen nëpër sheshet e qyteteve, qendrat tregtare, ngjarje të ndryshme sportive dhe vende tjera.

100.000 do të jenë për të rinjë të cilët i ndjekin këshillat për shëndetin seksual dhe riprodhues, si dhe pjesë e njëjtë do të ndahet në festa ku mblidhen të rinjtë.

Gjith muajin dhjetorë mjekët nga qendra shëndetësore publike do të ligjërojnë për informatat themelore për HIV, duke theksuar edhe masat e parandalimit të kësaj sëmundje ngjitëse.

“Në 17 qendrat për testim anonim dhe vullnetar, të vendosura në qendrat e shëndetësisë publike, të gjithë qytetarët e interesuar mund të bëjnë testimin pa pagesë në lidhje me virusin HIV, për të marrë informacione të sakta mbi infektimin me HIV, gjithashtu edhe për të marrë prezervativë”, deklaroi Jovanka Kostovska, drejtoreshë e Komisionit për sëmundje infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button