Marshim kundër racizmit në Gjermani, qytetarët kritika partisë së ekstremit të djathtë

Një marshim kundër racizmit, me mijëra qytetarë dolën në rrugët e Hanaut  për të përkujtuar edhe një herë ngjarjen e pak ditëve më parë ku pas një sulmi mbetën të vrarë 9 persona. Sipas të dhënave të autoriteteve më shumë se 6000 njerëz nisën një marshim në Freiheitsplatz në qendër të qytetit, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Teksa lexoheshin emrat e viktimave të sulmit të gjithë dëgjonin në heshtje. Në mesin e atyre që marshuan ishin  edhe anëtarët e familjeve të viktimave.

“Në emër të familjeve ne e dënojmë këtë veprim të tmerrshëm. Të gjithë u bëmë viktima të një personi të sëmurë, me një ideologji barbare”,  tha njëri prej anëtarëve të familjes ndërsa iu drejtua turmës.

Protestuesit mbanin në duar  flamuj , fotot e viktimave dhe pankarta me mesazhe që kritikonin partinë e ekstremit të djathtë të Gjermanisë AFD për retorikën e saj ksenofobe. Të bashkuar kundër racizmit lexohej në pankarta. Sulmi erdhi në një kohë kur Alternativa për Gjermaninë është bërë partia e parë politike e vendit në dekada e parë si një forcë domethënëse në të djathtën ekstreme.

Kancelarja Angela Merkel dhe politikanë të tjerë të tjerë kanë denoncuar racizmin dhe urrejtjen në Gjermani.Të mërkurën në mbrëmje, një gjerman 43-vjeçar qëlloi mbi nëntë persona 5 prej të cilëve turq. Autori me pikëpamje raciste u gjet i vdekur disa orë më vonë në shtëpi, së bashku me nënën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button