Policia ka kapur 47 migrantë në një automjet

Policia mbrëmjen e një dite më parë, në Strumicë ka gjetur 47 migrantë. Rreth orës 21:00 në dalje të fshatit Bansko drejtë fshatit Svidovica nga ana e zyrtarëve policor të Sektorit për Punë të Brendshme Strumicë dhe Qendra Rajonale për punë doganore Istok, pas aktiviteteve të ndërmarra, kanë gjetur një automjet të parkuar “Fiat Dukat”, me targa të Shkupit, në të cilin janë gjetur 47 migrantë.

Ata kanë qenë nga Avganistani, Pakistani dhe Iraku, derisa shoferi i vozitësit, ka ikur.

Nga MPB bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa migrantët janë vendosur në Qendrën për pranimin e të huajvë në Shkup dhe Qendrën e Përkohshme tranzittuese në Gjevgjeli. Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Strumicë dhe thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button