Përsëri ndryshim në Tiranë, e majta merr edhe një mandat

Deri në ora 14:30 janë numëruar 98% të kutive. Përfundimi i numërimit sjell disa ndryshime të vogla në disa qarqe.

-Ka mbaruar numërimi në Elbasan, rezultati përfundimtar atje është 8-6 në favor të së majtës, përderisa ka qenë barazim në vitin 2009.

-Mbaron numërimi edhe në Shkodër. E majta arrin rezultat historik sepse fiton për herë të parë në histori në këtë bastion të së djathtës. Rezultati përfundimtar 6-5 për të majtë, kthesë e madhe nga 7-4 në favor të të djathtëve në 2009

Ndryshim i vogël ka ndodhur në Fier, ku mbeten edhe 5 kuti pa numëruar. PD për momentin i ka marrë një mandat partisë aleate Çame PDIU.

Garë e vërtetë bëhet në Tiranë, ku rezultati ndryshon kuti pas kutie. Momentalisht të majtët kanë avantazh 19-13, por që ndryshon shpesh në 18-14 dhe anasjelltas. Sidoqoftë aty kanë ngelur edhe 50 kuti pa numëruar.

Koalicioni i majtë – 978 656 vota, 58,16%
Koalicioni i djathtë – 665 488 vota, ose 39,55%
FRD 28 657 vota, 1,70%
Aleanca Kuq e Zi 9999 vota, ose 0,59% të votave

Përbërja e parlamentit:

E majta 85 deputetë (70 për PS, 15 për LSI)
E djathta 55 deputetë (52 për PD, 2 për PDIU, 1 për PR)

Lajme të ngjashme

Back to top button