Zhbogar: Presim që standardi i lartë i organizimit të zgjedhjeve në RMV të përsëritet

Euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë vizitës së djeshme në Probishtip deklaroi se para Maqedonisë është periudhë vendimtare, sepse do të vijë raporti për përparimin e vendit, dhe zgjedhjet e ardhshme. Zhbogar tha se metodologjia e zgjerimit është shpallur, që është një hap përpara, njofton Portalb.mk.

“Ky dokument është në proces të diskutimi mes shtetet anëtare. Shpresojmë që edhe ai parakusht, ajo pengesë në rrugë, do të mund të mënjanohet sa më shpejtë”, tha Zbogar.

Megjithatë, ambasadori i BE përkujtoi që vendi ka shumë gjëra në të cilat duhet të punojë.

“Ka shumë gjëra, të cilat vendi juaj duhet t’i sigurojë dhe kjo është arsyeja pse ekziston procesi i zgjerimit ose një procesi i pranimit në Bashkimin Evropian. Pikërisht për këtë arsye ju nuk mund të anëtarësoheni në BE sot, sepse së pari duhet që ekonominë tuaj, shoqërinë tuaj, mjedisin tuaj, institucionet tuaja shtetërore t’i përgatisni këto për të implementuar standardet e BE-së”, deklaroi Zhbogar.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, zyrtari i BE-së tha se ciklet e zgjedhjeve të kaluara kanë imponuar pritshmëri të mëdha në organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

“Parlamenti sapo është shpërbërë dhe ne po hyjmë në një periudhë zgjedhore. Ajo që ne të gjithë e kemi parë se gjatë cikleve të zgjedhjeve të kaluara i rriti pritjet shumë lartë, sepse ato të gjitha u zbatuan në një mënyrë të përsosur. Kështu që ne si BE nuk presim asgjë më pak se ato pritshmëritë nga mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve të kaluara”, ka thënë Samuel Zhbogar nga Probishtip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button