Motra e gazetares shqiptare, kandidate për këshilltare bashkiake në Gjermani

Rezarta Reimann, motra e gazetares dhe moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, po kandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurnberg të Gjermanisë, transmeton OraNews.

Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.

Gazetarja Meço ka postuar foton e një të përditshmeje gjermane, ku ndër 5 kandidatët është edhe e motra e saj.

“Rezi në fushatë, zyrtarisht!”-shkruan ajo.

 “Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë,”-shkruante në një tjetër postim Meço.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button