Për të pasur një lidhje më të lumtur…

Thuajse të gjitha lidhjet e dashurisë janë të përfshira nga grindje dhe debate, jo nga mungesa e dashurisë por prej situatave që krijohen.

Më poshtë ua paraqesim 5 rregulla që sipas ekspertëve janë thelbësore për ta bërë një lidhje të funksionojë.

– Dëgjojeni partnerin. Të qenit çift do të thotë edhe përballje e mendësive të ndryshme. Për të kuptuar tjetrin, gjëja e parë që duhet bërë është të dëgjosh kërkesat dhe nevojat e tij.

– Menaxhimi i zënkave në çift. Të gjithë çiftet zihen herët apo vonë, por e rëndësishme është që lidhja të funksionojë dhe për këtë duhen menaxhuar grindjet, duke evituar përballje të ashpra ku arrihet deri në fyerje, vetëm për mënyra këndvështrimi.

– Marrja e hapësirave të tua. Përjetimi i një lidhje të rëndësishme nuk do të thotë heqja dorë në mënyrë të plotë nga jeta e pavarur, pasi në fund të fundit mbeteni dy persona të ndryshëm. Kjo do të thotë që të bësh ato gjëra që do edhe pse partneri nuk mund ti pëlqejë, si leximi i një libri, dalja me shoqet, etj.

– Lërini hapësirë partnerit. Nëse ne duam hapësirat tona, atëherë duhet ti lemë hapësira edhe parterit në mënyrë që edhe ai të veprojë ashtu si do.

– Mos mbani sekrete. Sekreti për funksionimin e një lidhje është edhe evitimi i sekreteve që mund t’iu prishin punë. Kjo pasi herët apo vonë dalin dhe nëse partneri i di që në fillim, atëherë është më i përgatitur./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button