(Video) ?Rene Rexhepi: Gatuaj sepse vi nga Maqedonia

Emisioni “Intervista” ka sjelle rrëfimin e nje prej shqiptareve me te famshëm ne bote, kuzhinierin Rene Rexhepi.

Rexhepi i lindur ne Tetove ka ne Danimarkë restorantin me te mire ne bote, ai vete është shpallur tre vite rresht kuzhinieri me i mire ne bote ndërkohë qe revista “Time” e ka klasifikuar si njeriun e 11 më me ndikim ne te gjithë boten.

Ne emisionin “Intervista” Rene Rexhepi, i cili vjen per here te pare ne Shqipëri, ka treguar se pasionin për gatimin e ka marre nga fëmijëria, nga ushqimet shqiptare dhe tashme këtë dëshmi e ka shkruar edhe ne librin e tij, qe pritet te dale ne librari se shpejti. Edhe pse ka nje karriere te suksesshme, Rene Rexhepi deklaron se nuk ndihet i realizuar pasi ende nuk ka mësuar te flasë mire shqip; gjuhe te cilën dëshiron t’ua mësojë edhe fëmijëve te tij.

Duke folur për jetën e tij Rene Rexhepi rrëfen momentin me te vështirë, kur u largua nga Maqedonia per te mos u kthyer më. Restoranti “Noma” i Rene Rexhepit është restoranti me i mirë në bote dhe të hash një drekë kushton jo më pak se 250 euro. Rene Rexhepi rrëfen se sekreti i suksesit te tij është puna e dhe pasioni i vazhdueshëm për gatimin./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button