Greqia dhuroi 2.5 milion euro dhe do ndërtojë 200 shtëpi
Vijon ende Konferenca e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, transmeton OraNews.
Mësohet se Greqia do të dhurojë 2.5 milion euro për rindërtimin.
Gjithashtu shteti grek do të ndërtojë edhe 200 shtëpi.