Tiranë, vetëvritet ushtari në Ministrinë e mbrojtjes

Një ushtarak ka tronditur sot Ministrin e Mbrojtjes, pasi është gjetur i vetëvrarë në ambientet e dikasterit ku ishte i punësuar. Vetëvrasja ka ndodhur gjatë orëve të natës në ambientet e ministrisë, ku ushtaraku Gëzim Tare 53 vjeç, nga qyteti i Gramshit  ishte në shërbim në turnin e tretë. 53 vjeçari-ishte me funksion oficer i ndërlidhjes në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas policisë, që ka arritur në vendngjarje në mëngjes, arma e përdoruar është ka qenë pistoleta e shërbimit.  Të pranishëm në ambientet e Ministrisë së mbrojtjes janë edhe ministri i këtij institucioni, Arben Imami si dhe drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihaj. Sipas të dhënvë të deritanishme, dyshohet se shkak i vendimit tragjik ka qenë depresioni, po nuk përjashtohen edhe problemet financiare që mund të ketë pasuar ushtaraku./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button