PDSH uron lirimin e Ramush Haradinajt

Partia Demokratike Shqiptare sot uroi lirimin e Ramush Haradinajt, i cili sot fitoi lirimin e plotë nga çdo akuzë me të cilën ngarkohej.

“E nderuara familje Haradinaj, të nderuar shqiptar,fitorja e Ramushit do të thotë faqebardhësi për të gjithë kombin shqiptar. I  urojmë fillimisht shumë shëndet me dëshirë për suksese të reja. 

Ramushin e presin beteja dhe fitore të reja dhe ne vazhdojmë të kemi shumë besim te vendosmëria e Tij për ta çuar përpara Kosovën dhe kombin shqiptar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button