Albin Kurti emëroi dy këshilltarë (FOTO)

Kryeministri Kurti emëron Aziz Bicin, Këshilltar Politik dhe Drejtor të  Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton KlanKosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Aziz Bicin, Këshilltar Politik të Kryeministrit dhe Drejtor të  Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

 

Me këtë rast, Kurti i ka uruar Bicit suksese në detyrën e re duke mirëpritur këshillat e tij politike, derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si Drejtor i  Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti gjithashtu ka emëruar sot shtetasin amerikan, Tienmu Ma, këshilltar të jashtëm politik i Kryeministrit në fushën e të drejtave të njeriut, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button