Tërbohen qytetarët, shkelin tortën e Pavarësisë! (VIDEO)

Në Tirane sot u nda edhe torta e Pavaresise, torta me e madhe e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë prej mijëra kilogramësh. Ne ceremonine e prerjes së tortës, Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim për shqiptarët duke shmangur fjalimet.

Copat e para për disa fëmijë janë ndarë nga Berisha, Kryeministri Hashim Thaçi, Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Më pas atmosfera ndryshoi dhe njerëzit u sulën me babëzi mbi tortë, duke ofruar pamje vërtetë skandaloze. Jo vetëm që të babëzitur u sulën mbi tortë duke e futur nëpër qese dhe tasa, por shumë prej tyre kishin hipur mbi tortë duke gjuajtur me copat e saj./Top-channel/Portalb

Video nga Albeu:

Lajme të ngjashme

Back to top button