Madridi “përçahet” për Jose Mourinhon

Santiago Bernabeu nuk gabon. Një stadium mitik ku rrallë herë mund ta shikosh jo të mbushur plot e sidomos në një takim ku cmimi i biletave ishte i përgjysmuar e ka ndarë tifozerinë madrilene në dy pjesë.

Në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit atë ndaj Alcoyano viheshin re vëndet e shumta bosh dhe kjo jo vetëm nga i ftohti në kryeqytetin spanjoll. 1000 ishin tifozët që kishin udhëtuar nga Valencia për të ndjekur skuadrën e tyre të zemras Alcoyano që pothuajse nuk arriti një rezultat historic në Bernabeu.

Pikërisht në Bernabeu i cili u bë dëshmitari i një ndarje të tiozerisë së Realit që në minutat e fundit të takimit kanë patur një përplasje në distancë. Shkaku ka një emër dhe mbiemër: Jose Mourinho.

Në disa tentativa një pjesë e tifozerisë madrilène brohoriste emrin e trajnerit portugez pavarësisht paraqitjes jo të mirë të skuadrës dhe menjëhere pjesa tjetër e mbulonte me vërshëllima duke shprehur haptazi kontestimin e tyre për Mourinho.

Këto momente të sikletshme u kaluan me disa buzëqeshje nga ana e portugezit dhe ndihmësve të tij që të paktën i bënë të lumtur ata në minutat e fundit me hedhjen në fushë të Di Marias dhe Benzemasë që aritën edhe të ndryshojnë rezultatin e këtij takimi.

Në fund të takimit ai që ka dashur të qetësojë të gjithë ka qënë ndihmësi i Mourinhos, Aitor Karanka.

 “Në fushë dëgjohen shumë gjëra. Njerëzit që vijnë në stadium kanë të drejtën të shprehin atë që dëshirojnë apo shikojnë në ato momente. Ajo që ne duhet të bëjmë është të punojmë sa më shumë për Realin e Madridit dhe po e bëjmë. Ka njerëz që na duan dhe të tjerë që nuk na pëlqejnë por asnjë nuk mund të vërë në pikëpyetje profesionalizmin tonë”

Lajme të ngjashme

Back to top button