Afganistan, janë vrarë dy ushtarë amerikanë gjatë përleshjes në një operacion

Dy ushtarë amerikanë dhe një ushtar afgan janë vrarë gjatë përleshjes në një operacion ushtarak në provincën lindore afgane Nangarhar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i trupave amerikane në Afganistan që veprojnë në kuadër të NATO-s, Kolonel Sonny Leggett, tha në një deklaratë për gazetarët se përleshja ka ndodhur kur gjatë operacionit në rrethin Shirzad të provincës, një ushtar afgan ka hapur zjarr ndaj trupave amerikane dhe afgane.

Legget tha se dy ushtarë amerikanë kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë janë plagosur.

Ndërkohë, zëvendësguvernatori i provincës Nangarhar, Shah Mahmud Mijahil, tha se një ushtar afgan ka humbur jetën, kurse tre janë plagosur.

Ai theksoi se një delegacion është dërguar në rajon për të nisur hetim në lidhje me incidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button