Kinë, shkon në 812 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri u ngjit në 812, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë (NHC) i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet thanë se deri më tani janë raportuar 37.198 raste të konfirmuara, ndërsa 89 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 2.600 raste të reja janë zbuluar në 24 orët e fundit.

Numri i personave nën vëzhgimin mjekësor është rritur në 188.183, ndërsa numri i atyre që dyshohen se janë të infektuar qëndron në 28.942.

Numri i rasteve jashtë territorit kryesor të Kinës arriti në 26 në Hong Kong dhe 10 në Macau.

Virusi thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët.

Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga qyteti Wuhan, epiqendra e virusit, dhe zona të tjera të prekura të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button