Federer mposhti Nadalin në ndeshjen humanitare për fëmijët e Afrikës
Asi i tenisit, zvicerani Roger Federer, dhe rivali i tij spanjoll Rafael Nadal kanë luajtur një ndeshje bamirësie të organizuar në Afrikën e Jugut për të mbledhur ndihma për fëmijët në Afrikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Cape Town u organizua ndeshja e gjashtë e Bamirësisë për Afrikën, në të cilën Federer mposhti Nadalin me rezultatin 2:1.
Në të njëjtën kohë, Federer dhe Nadal luajtën një tjetër set në dyshe, dhe zvicerani edhe në këtë ndeshje ishte më i mirë, duke triumfuar me rezultatin 6:3.
Në çift me Federer luajti sipërmarrësi dhe filantropi i mirënjohur Bill Gates, ndërsa shoku i skuadrës së Nadalit ishte komiku Trevor Noah.