Osmani: Pjesëmarrja aktive e gruas në politikë, atribut i shoqërive moderne

Afirmimi i gruas në jetën politike është shumë i rëndësishëm për shoqëritë moderne. Kështu theksoi sot Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit që e zhvilloi me ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahlin, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kryekuvendarja bisedoi me Ahlenyn edhe për politikat të cilat Kosova po i ndjek për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë rrafsh, kryetarja Osmani dhe ambasadorja Hernmarck Ahliny u përqendruan veçanërisht në politikat të cilat shteti i Kosovës po i zhvillon në fushën e politikave mjedisore.

Përmirësimi i cilësisë së jetesës për qytetarët e vendit është prioritet i institucioneve të Kosovës, andaj Kuvendi i Kosovës do të përkrahë të gjitha iniciativat për përmirësimin e mëtejmë të politikave në interes të qytetarëve të vendit.

Ambasadorja e Suedisë shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e Osmanit në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. ​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button