Rita: U ndjeva si Princesha Diana e Kosovës

Jay-Z nënshkroi me kantautoren britanike të lindur në Kosovë, Rita Ora, në shtëpinë e tij incizuese “Roc Nation” në vitin 2009. Këtë vit (2012), Rita është radhitur tri herë radhazi në krye të top-listave me këngët e saj nga albumi debutues “Ora” dhe ka fituar çmimin për artisten e re më të mirë në MOBO.

Kështu e fillon artikullin The Guardian rreth këngëtares me origjinë shqiptare, e cila është përfshirë në listën e yjeve të vitit 2012. Gazeta ka publikuar edhe një intervistë të shkurtër që ka bërë me të, në të cilën, mes tjerash, është pyetur se si ishte në Kosovë.

Shkove në Kosovë për të xhiruar videon për “Shine Ya Light”. Si ishte?
Ishte diçka e madhe për mua – shkova dhe xhirova në qytetin tim të lindjes. Ishte çmenduri, u ndjeva si Princesha Diana e Kosovës. E dini se sa shumë vëmendje i është kushtuar asaj gjatë jetës? Ashtu u ndjeva unë. Kurrë më parë nuk kam pasur një pritje të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button